Zhurmë në rrjet për “grupin toksik”, Ashley Tisdale thyen heshtjen

Zhurmë në rrjet për “grupin toksik”, Ashley Tisdale thyen heshtjen

Aktorja e njohur nga filmi High School Musical ka reaguar publikisht për të sqaruar një keqkuptim që po qarkullonte me shpejtësi në rrjetet sociale, duke mohuar përfshirjen e disa emrave të njohur në atë që u interpretua si një “grup toksik”. Përmes një deklarate, Ashley Tisdale theksoi se shoqet e saj të famshme Mandy Moore, Hilary Duff dhe Meghan Trainor nuk kanë qenë pjesë e asnjë grupi që e ka përjashtuar apo lënduar emocionalisht. Si nisi gjithçka? Debati shpërtheu javën e kaluar, pasi Ashley publikoi një shkrim personal në The Cut, me titullin “Ndarja me grupin tim toksik të nënave”. Në artikull, ajo rrëfente për një rreth shoqëror ku fillimisht ishte ndier e mirëpritur dhe e frymëzuar nga suksesi i grave që e përbënin, por...