Zendaya dhe Tom Holland u martuan fshehurazi, del foto nga dasma sekrete

Zendaya dhe Tom Holland u martuan fshehurazi, del foto nga dasma sekrete

Zendaya dhe Tom Holland janë martuar fshehtas. Lajmi u bë i ditur nga stilisti i njohur Law Roach, i cili punon me aktoren që nga viti 2011, gjatë një intervistë në tapetin e kuq të Actor Awards, mbrëmjen e së dielës, më 1 mars. Gjatë intervistës për Access Hollywood, Roach deklaroi: “Martesa ka ndodhur tashmë, e keni humbur,” dhe kur u pyet nëse është e vërtetë, shtoi: “Është absolutisht e vërtetë” para se të largohej. Zendaya dhe Tom Holland janë çift që nga viti 2021, ndërsa në janar 2025 u fejuan. Përveç kësaj, ata kishin bërë edhe tatuazhe me inicialet e njëri-tjetrit pak para fejesës. Ndërsa përdoruesit e rrjeteve po përpunonin lajmin, një foto doli në X (ish-Twitter), duke shtuar emocionin dhe diskutimet rreth ngjarjes....