Zbulohet data e finales së Big Brother VIP Kosova 4
Në spektaklin e së hënës është zbuluar zyrtarisht data e finales së madhe të edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova. Teksa ky sezon po i afrohet fundit, publiku dhe banorët mësuan se nata finale do të mbahet më 27 shkurt, duke shënuar kulmin e një prej formateve më të ndjekura televizive në vend. Zbulimi i datës së finales erdhi në një mënyrë ndryshe nga herët e tjera. Banorët nuk ndodheshin brenda shtëpisë së Big Brother-it, por u nxorën jashtë ambienteve të saj, ku u përballën me surprizën e organizuar nga produksioni. Momenti u shoqërua me emocione të forta, ndërsa konkurrentët u panë të prekur dhe të entuziazmuar nga lajmi i rëndësishëm. Atmosfera festive u plotësua edhe me fishekzjarre, të cilat ndriçuan qiellin dhe...
Burimi:
argjiroja.net