Zbardhet shkaku i vdekjes së vajzës së Tommy Lee Jones, gjashtë javë pasi u gjet e pajetë në hotel
Shkaku i vdekjes së Victoria Jones është bërë publik të martën, gjashtë javë pasi ajo u gjet e pajetë në një dhomë hoteli në San Francisko. Sipas zyrës së mjekut kryesor ligjor, ajo ka ndërruar jetë si pasojë e “efekteve toksike të kokainës”. Autoritetet konfirmuan për Fox News se vdekja e saj lidhet me një mbidozë, ndërsa audioja nga telefonata në numrin emergjent 911 sugjeron se situata ishte raportuar fillimisht si një urgjencë mjekësore e dyshuar për përdorim droge. Departamenti i Zjarrfikësve të San Franciskos bëri të ditur se njësitë e emergjencës iu përgjigjën thirrjes rreth orës 2:52 të mëngjesit të 1 janarit, e cila vinte nga hoteli ku ajo po qëndronte. Victoria Jones u gjet e vdekur më 1 janar në dhomën e saj...
Burimi:
argjiroja.net