Zarfi i zi në shtëpi, Rogerti merr dënimin nga Vëllai i Madh

Zarfi i zi në shtëpi, Rogerti merr dënimin nga Vëllai i Madh

Pas një sërë debatesh të ashpra në shtëpinë e “Big Brother VIP”, të shoqëruara me gjuhë fyese, bullizim dhe akuza për dhunë psikologjike ndaj banorit Mali, Vëllai i Madh ka ndërhyrë duke marrë një vendim të fortë disiplinor për Rogertin. Ditën e sotme, në shtëpi mbërritën dy zarfe të zinj, të cilët sollën tension dhe ankth mes banorëve. Njëri prej tyre përmbante një dënim të drejtpërdrejtë për Rogertin, si pasojë e sjelljes së tij të përsëritur dhe mënyrës denigruese të komunikimit ndaj Malit. Sipas vendimit të lexuar, për shkak të gjuhës së përdorur, ofendimeve dhe përpjekjeve për ta dëmtuar emocionalisht bashkëbanorin e tij, Vëllai i Madh ka vendosur që Rogerti të futet në nominim të përhershëm, deri në fund të qëndrimit të tij në shtëpinë...