Zarf i kuq për Elijonën në “BBVK”!
Një zarf i kuq ka hyrë së fundmi në shtëpinë më të famshme në Kosovë, Big Brother VIP, duke ngjallur menjëherë kureshtje dhe aludime mes banorëve. Sipas informacioneve paraprake, zarfi i drejtohet Elijona Binakajt dhe dyshohet se përmban një mesazh apo informacion nga jashtë shtëpisë. Kjo lëvizje vjen pas rrëfimit emocional që Elijona bëri ditë më parë për jetën dhe të kaluarën e saj, rrëfim që shkaktoi reagime edhe jashtë formatit televiziv. Pas këtij rrëfimi, një reagim publik erdhi nga daja i saj, i cili pretendohet se ka dhënë një version tjetër të ngjarjes së treguar nga Elijona. Pikërisht kjo ka shtuar dyshimet se zarfi i kuq mund të ketë lidhje me këtë situatë delikate, megjithëse ende nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për përmbajtjen e...
Burimi:
argjiroja.net