Xheneta Fatahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan pamjet nga spitali
Xheneta Fatahu është bërë sërish temë diskutimi në rrjetet sociale, pasi ka zbuluar se së fundmi i është nënshtruar një ndërhyrjeje estetike në hundë. Lajmi është bërë i ditur nga vetë ajo përmes një postimi në Instagram, ku ka ndarë me ndjekësit një moment nga pas operacionit. Në “story”-n e publikuar, Xheneta shfaqet e shtrirë në shtratin e spitalit, me fashë në hundë, menjëherë pas ndërhyrjes. Pranë saj shihen edhe dy persona shumë të afërt, Adri dhe Iliriana, të cilët i qëndrojnë pranë dhe i ofrojnë mbështetje gjatë rikuperimit. Prania e tyre ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve, duke treguar se ajo nuk është vetëm në këtë proces. Pavarësisht ndërhyrjes kirurgjikale, Xheneta duket e qetë dhe në humor të mirë, çka ka bërë që shumë ndjekës...
Burimi:
argjiroja.net