‘Vjen për ditëlindje e largohet’/ Loredana: Mozzik ka ardhur 100 herë për koncerte këtu dhe s’e ka takuar vajzën
Loredana ka bërë deklarata të forta rreth marrëdhënies së saj me ish-partnerin, reperin Mozzik, gjatë një bisede në podcast-in e Arbana Osmanit. Në intervistë, Loredana foli hapur për mënyrën se si menaxhon marrëdhënien mes saj dhe Mozzikut, sidomos në lidhje me takimet e reperit me vajzën e tyre, Hanën. Ajo mohoi pretendimet se nuk e lejon Mozzikun ta takonte vajzën: “Jo, nuk është e vërtetë. Them ndoshta në fillim, kur kam qenë shtatzënë dhe ka lindur çika, në fillimet e para kur jemi ndarë, ma merr mendja që prej emocioneve i ka shkruar ndonjëherë ‘s’ke me taku çikën’ ose ndonjë gjë. Por ajo ka qenë pjesa kur je aq keq sa ndonjëherë s’e di çka flet. Ditët e para ndoshta, por jo muajt e vitet...
Burimi:
argjiroja.net