“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive
Bashkëpunëtorë të artit, medias dhe biznesit u mblodhën pak ditë më parë, në eventin e prezantimit të “Vita Productions”, kompanisë së re, themeluar nga Holta Dulaku dhe Nikki Dulaku, për të shënuar nisjen e një kapitulli të ri projektesh: nga skena në ekran. Pas retros që risolli në vëmendje projektet e mëdha, realizuar nga producentja Dulaku, përmes kompanisë “Theatre International”, duke nisur që nga viti 2004, me musical-et e para live në Shqipëri dhe duke vijuar me projektet e suksesshme televizive si “Dancing with the Stars”, “Krasta Show”, “Tu Si Que Vales” etj…moderatori Enkel Demi theksoi se kjo histori suksesi do të jetë si një gur domethënës kilometrik, në rrugëtimin e ri, që “Vita Productions” po nis. Producentja dhe themeluesja e kompanisë, Holta Dulaku, pasi...
Burimi:
vizionplus.tv