Venus Williams martohet për herë të dytë me Andrea Preti

Venus Williams martohet për herë të dytë me Andrea Preti

Tenistja legjendare Venus Williams ka bërë të ditur se është martuar për herë të dytë me partnerin e saj, aktorin italian Andrea Preti. Çifti u kurorëzua fillimisht në Itali në shtator, por më pas organizuan një ceremoni të dytë në Florida për shkak të problemeve me dokumentacionin e martesës italiane. Dasma në Florida u zhvillua në Palm Beach dhe zgjati gjashtë ditë, duke përfshirë festime intime me familjen dhe miqtë më të afërt. Venus, 45 vjeç, dhe Andrea dukeshin të lumtur ndërsa ndanin momente të veçanta me të dashurit e tyre. Një nga surprizat më të bukura të ceremonisë ishte dhurata nga motra e Venusit, Serena Williams. Serena u dhuroi çiftit një jaht, ku ata pritën disa nga të ftuarit më të afërt gjatë festimeve,...