Vendimi për t’u mbuluar, Leonora-Albës: Nuk luhet me Zotin!
Vendimi i Albës për t’u mbuluar ka sjellë jo vetëm reagime të shumta nga publiku, por edhe një debat të fortë e të ngarkuar emocionalisht gjatë spektaklit Prime të së premtes në Big Brother VIP Kosova 4. Rrëfimi i saj, i cili më herët ishte pritur si një moment i sinqertë dhe personal, u shndërrua në qendër të një përplasjeje të drejtpërdrejtë me opinionisten e programit, Leonora Jakupi. Këngëtarja iu drejtua Albës me një pyetje thelbësore, duke kërkuar sqarim nëse vendimi për t’u mbuluar buron nga zbatimi i plotë i parimeve të fesë islame apo thjesht nga vendosja e shamisë. Leonora theksoi se, sipas saj, këto janë dy koncepte të ndryshme dhe se mbulimi në Islam përfshin më shumë sesa aspektin vizual. “Me fenë myslimane,...
Burimi:
argjiroja.net