Vdekje e papritur në kulmin e karrierës: Çfarë ndodhi me aktorin e Narcos: Mexico, Gerardo Taracena?

Vdekje e papritur në kulmin e karrierës: Çfarë ndodhi me aktorin e Narcos: Mexico, Gerardo Taracena?

Bota e artit dhe kinemasë është zgjuar me një lajm të trishtë: aktori i njohur meksikan Gerardo Taracena ka ndërruar jetë në moshën 55-vjeçare. Vdekja e tij u konfirmua zyrtarisht nga Akademia Meksikane e Arteve dhe Shkencave Kinematografike, ndërsa shkaku i ndarjes nga jeta nuk është bërë ende publik. Taracena ishte një prej figurave më të respektuara të skenës dhe ekranit në Meksikë, i vlerësuar për interpretimet e tij të fuqishme dhe autentike. Ai fitoi famë ndërkombëtare me rolin e Pablo Acostës në serialin e suksesshëm Narcos: Mexico, por karriera e tij shtrihej shumë përtej këtij projekti. Një nga rolet më të spikatura të tij mbetet ai në filmin Apocalypto (2006), me regji të Mel Gibson, ku performanca e tij u vlerësua gjerësisht nga kritika....