Vajza e aktorit Martin Short gjendet e vdekur në shtëpinë e saj
Hollivudi është tronditur nga lajmi se vajza e aktorit të famshëm Martin Short u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në moshën 42-vjeçare. Sipas autoriteteve, vdekja e saj erdhi si pasojë e vetëvrasjes me armë zjarri. Një përfaqësues i aktorit konfirmoi vdekjen e gruas, e cila, sipas raportit, u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Hollywood Hills të hënën në mbrëmje. “Me trishtim të thellë konfirmojmë vdekjen e Katherine Hartley Short. Familja Short është e shkatërruar nga kjo humbje dhe kërkon privatësi në këtë kohë”, thuhet në deklaratë. “Katherine ishte e dashur nga të gjithë dhe do të mbahet mend për dritën dhe gëzimin që solli në botë.” Sipas TMZ, Departamenti i Policisë së Los Angeles iu përgjigj një telefonate në shtëpinë...
Burimi:
argjiroja.net