“Uroj shumë që të hapë sytë”/ Reagon motra e Stelinës: Shpresoj të mos bëjë gabim…

“Uroj shumë që të hapë sytë”/ Reagon motra e Stelinës: Shpresoj të mos bëjë gabim…

Në emisionin “Fan Club” të ditës së sotme, përmes një lidhjeje telefonike, ka reaguar motra e Stelinës, e cila ka komentuar zhvillimet e fundit brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 5”, veçanërisht situatën e krijuar pas hyrjes së Inës gjatë Prime-it të mbrëmshëm. Ina, vajza me të cilën Keijsi ka pasur një histori në të kaluarën, u rikthye në vëmendje pas publikimit të një videoje ku ajo shfaqej duke u puthur me banorin, fakt që sipas familjarëve të Stelinës ka qenë një nga arsyet kryesore të ndarjes së tyre. Motra e banores u shpreh se pamjet e transmetuara ishin një “mesazh” i qartë për Stelinën, që të mos rikthehet më në një lidhje që ajo e konsideron të dëmshme. “Vëllai i madh i ka bërë...