Urdhër arresti për aktorin Timothy Busfield për akuza të rënda ndaj të miturve

Urdhër arresti për aktorin Timothy Busfield për akuza të rënda ndaj të miturve

Policia e qytetit amerikan Albuquerque, në shtetin e New Mexico-s, ka lëshuar një urdhër arresti ndaj aktorit dhe regjisorit Timothy Busfield, i cili përballet me akuza të rënda që lidhen me kontakt seksual me të mitur dhe abuzim me fëmijë. Sipas dokumenteve zyrtare, Busfield akuzohet për dy raste të kontaktit seksual kriminal me një të mitur dhe një akuzë për abuzim me fëmijë, të lidhura me ngjarje të dyshuara gjatë xhirimeve të serialit “The Cleaning Lady”. Sipas raportimit të revistës People, aktori 68-vjeçar dyshohet se ka pasur sjellje të papërshtatshme ndaj dy vëllezërve 11-vjeçarë, të cilët ishin pjesë e kastit të serialit. Njëri prej fëmijëve ka deklaruar se incidentet kishin nisur që kur ai ishte vetëm shtatë vjeç. Hetimi u hap më 1 nëntor 2024,...