Upss! Travis Kelce bie nga karrigia: Taylor do të më vrasë!

Upss! Travis Kelce bie nga karrigia: Taylor do të më vrasë!

Një moment i papritur dhe tepër argëtues nga episodi i ardhshëm i podcastit New Heights po bën xhiron e rrjeteve sociale. Travis Kelce, ylli i Kansas City Chiefs, shihet duke biseduar me vëllain e tij Jason Kelce kur papritur karrigia ku ishte ulur thyhet dhe ai bie mbrapsht në dysheme. Reagimi i menjëhershëm i vëllezërve, shpërthimi në të qeshura, e bën situatën edhe më qesharake. Megjithatë, ajo që i bëri fansat të reagojnë më fort ishte komenti i Travis-it mes të qeshurave dhe sharjeve: “Taylor do të më vrasë.” Duke qenë se Travis është i fejuar me superyllin Taylor Swift, shumica e ndjekësve janë të bindur se ai po i referohej pikërisht asaj. Taylor Swift njihet për dashurinë e saj ndaj mobilieve antike dhe objekteve...