Unfollow nga të dyja palët, çfarë ndodhi mes Oltës dhe Leonorës?
Spektakli u mbyll, dritat e shtëpisë më të famshme u fikën dhe Big Brother VIP Kosova 4 përfundoi zyrtarisht këtë të premte. Por, ndonëse publiku ishte i përqendruar te finalja dhe shpallja e fituesit, prapaskenat duket se rezervuan një histori tjetër, po aq intriguese sa vetë formati. Në qendër të vëmendjes këtë herë janë dy opinionistet e edicionit, Olta Gixhari dhe Leonora Jakupi. Gjatë gjithë sezonit, ato ndanë panelin dhe komentuan dinamikat e lojës, duke ruajtur në ekran një raport korrekt dhe profesional. Megjithatë, burime të vëmendshme dhe detaje të vogla sugjeronin se harmonia mes tyre nuk ishte gjithmonë aq perfekte sa dukej. Në fillim të spektaklit, dyshja u shfaq shumë e afërt, madje u panë duke u përgatitur së bashku për netët e para...
Burimi:
argjiroja.net