U shtir si oficer i FBI-së për ta nxjerrë nga burgu! Dështon plani për lirimin e Luigi Mangione

U shtir si oficer i FBI-së për ta nxjerrë nga burgu! Dështon plani për lirimin e Luigi Mangione

Një plan i pazakontë për nxjerrjen nga burgu të Luigi Mangione është penguar nga autoritetet amerikane, pasi një burrë nga Minnesota dyshohet se u shtir si oficer i FBI-së për ta liruar atë nga paraburgimi në New York. Sipas policisë, Mark Anderson (36 vjeç) u akuzua për imitim të një agjenti federal, pasi tentoi të nxirrte Mangione (27 vjeç) nga Metropolitan Detention Center. Burime për ABC News bëjnë me dije se Anderson u paraqit në zonën e pranimit të burgut, me qëllim që të afrohej pranë të dyshuarit për vrasje. Anderson dyshohet se u ka thënë zyrtarëve se kishte dokumente “të firmosura nga një gjyqtar”, të cilat autorizonin lirimin e Mangiones. Megjithatë, ankesa penale nuk e përmend me emër Mangionen si objektiv të drejtpërdrejtë të...