U quajt avokate e Elijonës, Leonora reagon ndaj akuzave: Loja e saj për mua ka qenë korrekte

U quajt avokate e Elijonës, Leonora reagon ndaj akuzave: Loja e saj për mua ka qenë korrekte

Leonora Jakupi, këngëtarja dhe opinionistja e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, ka reaguar fuqishëm pas kritikave të shumta që ka marrë nga ndjekësit e saj. Së fundmi, në rrjet u përfol se ajo po mbështet një nga banoret më të komentuara, Elijonën, duke u akuzuar për njëanshmëri gjatë analizave të saj në spektakël. Përmes një “story” në Instagram, Leonora ka sqaruar pozicionin e saj dhe ka shprehur habinë ndaj perceptimit të publikut: “E çuditshme si mund të mendoni ju që unë jam avokate e ‘djallit’ ose Elijonës siç e thoni ju”, tha ajo, duke theksuar se vlerësimi i saj bazohet vetëm në mënyrën si ka luajtur banorja deri tani. Sipas Leonorës, mbështetja e saj vjen nga qëndrimi korrekt i Elijonës brenda rregullave të...