U kap me shefin në “kiss cam” e Coldplay, flet Kristin Cabot: Ai më gënjeu se ishte ndarë, edhe ish-bashkëorti im ishte në koncert

U kap me shefin në “kiss cam” e Coldplay, flet Kristin Cabot: Ai më gënjeu se ishte ndarë, edhe ish-bashkëorti im ishte në koncert

Incidenti i njohur si “kiss cam” gjatë koncertit të Coldplay në korrik 2025 vijon të jetë një nga momentet më të komentuara në rrjet. Së fundmi, protagonistja kryesore, Kristin Cabot, ka zbuluar një detaj të ri që i shton edhe më shumë tension asaj mbrëmjeje. Në një intervistë me Oprah Winfrey, Cabot tregoi se ishte paralajmëruar që ish-bashkëshorti i saj, Andrew Cabot, ndodhej në të njëjtin koncert. Sipas saj, ndërsa po hynte në stadiumin Gillette Stadium, mori një mesazh nga vajza e saj: “Ishte shumë bukur që ti dhe Andrew ishit të dy në koncertin e Coldplay”. Ky mesazh, tha ajo, e vendosi menjëherë në siklet dhe ankth për një përballje të mundshme. Cabot pranoi se mendoi menjëherë për situatën e sikletshme që mund të...