‘U gjobit me 7 mijë euro, por…’/ Flet për herë të parë pas lirimit të tij, avokati i Gjestit

‘U gjobit me 7 mijë euro, por…’/ Flet për herë të parë pas lirimit të tij, avokati i Gjestit

Një nga avokatët e Gjestit, Artan Çerkini, ka folur për herë të parë pas lirimit të këngëtarit ditën e djeshme. Në një lidhje live për ‘Shqipëria Live’, avokati Çerkini u shpreh se Gjesti ka shprehur pendesë dhe keqardhje që kanosi dhe i foli me tone kërcënuese drejtuesit të kompanisë ‘Onima’, me të cilën ai kishte një mosmarrëveshje. Avokati tregoi se këngëtari kishte premtuar se nuk do të përsëriste më asnjë nga këto sjellje, për të cilat autoritetet përkatëse i kanë vendosur edhe një gjobë prej 7 mijë eurosh. Çerkini shtoi se momenti i lirimit të tij ka qenë emocionues, si për të edhe për familjen, sipas avokatit, marrë parasysh edhe faktin e tragjedisë familjare ku ai humbin të vëllanë në një aksident. “Incidenti, i cili...