Transformimi i aktorit/ Nga fëmijëria si yll kinemaje, përfundon i pastrehë

Transformimi i aktorit/ Nga fëmijëria si yll kinemaje, përfundon i pastrehë

Ish-aktori i njohur i Nickelodeon, Tylor Chase, është shtruar në një spital në Kaliforninë Jugore, pasi miq, familjarë dhe ish-kolegë u bashkuan për t’i ardhur në ndihmë pas një periudhe të gjatë ku ai jetonte në rrugë. Lajmi vjen pas pamjeve virale që tronditën fansat, ku Chase shihej i pastrehë dhe në gjendje të rënduar shëndetësore e emocionale. Sipas burimeve për Daily Mail, ndërhyrja u bë pas koordinimit mes babait të Chase, ish-bashkëpunëtorëve dhe influencuesit Jake Harris. Autoritetet shëndetësore vendosën se aktori kishte nevojë për trajtim të menjëhershëm dhe ai u dërgua në spital për një qëndrim 72-orësh nën kujdes mjekësor. Ish-kolegët e tij nga seriali “Ned’s Declassified School Survival Guide”, përfshirë Daniel Curtis Lee dhe Shaun Weiss, kanë shprehur publikisht shqetësimin dhe shpresën se...