Tragjedi në SHBA, ylli i ri i Broadway humb jetën pas një sulmi me thikë

Tragjedi në SHBA, ylli i ri i Broadway humb jetën pas një sulmi me thikë

Bota e artit dhe e teatrit amerikan është tronditur nga një ngjarje e rëndë kriminale, pasi një yll i ri i Broadway-t u gjet i pajetë në shtëpinë e saj në New Jersey. Aktorja 26-vjeçare Imani Dia Smith, e njohur për rolin e saj në muzikalin e famshëm Mbreti Luan, dyshohet se u vra me thikë nga partneri i saj. Sipas autoriteteve lokale, oficerët e policisë në Edison u thirrën në një banesë herët të dielën në mëngjes, pas raportimeve për një sulm me thikë. Në vendngjarje, ata gjetën Smith të plagosur rëndë. Ajo u transportua me urgjencë në spital, por për fat të keq ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra. Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta dhe dhimbje të madhe te familjarët,...