Tragjedi në Georgia: Gjendet i pajetë djali 27-vjeçar i reperit Lil Jon

Tragjedi në Georgia: Gjendet i pajetë djali 27-vjeçar i reperit Lil Jon

Autoritetet në shtetin e Xhorxhias kanë njoftuar se një trup i pajetë, që besohet se i përket djalit të reperit të njohur Lil Jon, është gjetur në një pellg pranë banesës së tij në Milton. Viktima dyshohet të jetë 27-vjeçari Nathan Smith, i cili ishte raportuar i zhdukur disa ditë më parë. Sipas një deklarate zyrtare të publikuar nga Departamenti i Policisë së Miltonit të premten, më 6 shkurt, Smith ishte parë për herë të fundit të martën, më 3 shkurt, pasi kishte lënë shtëpinë e tij “nën rrethana të pazakonta”. Pas raportimit të zhdukjes, autoritetet nisën menjëherë kërkimet në zonën përreth vendbanimit të tij. Me kalimin e ditëve dhe mungesën e rezultateve, ekipet e kërkimit zgjeruan operacionin duke përfshirë edhe një pellg në Mayfield...