Thellohet kriza Elhaida-Ledian, Unfollow i dyanshëm dhe fshirje e fotove të përbashkëta
Vetëm pak javë më parë, një zemër dhe një diamant në komentet e një performance të Elhaida Danit dukeshin si sinjale të qeta mbështetjeje nga partneri i saj, Ledian Agalliaj. Prania e tij në backstage të “Festivalit të Këngës”, aty ku këngëtarja mbante rolin e drejtoreshës artistike, shihej si dëshmi se, pavarësisht thashethemeve, marrëdhënia vazhdonte. Por dinamika ka ndryshuar sërish. Tani, sinjalet nga rrjetet sociale tregojnë një distancë më të thellë. Pas faktit që Elhaida nuk e ndiqte më Ledianin në Instagram, së fundmi edhe ai ka ndaluar ta ndjekë këngëtaren. Një “unfollow” i dyanshëm që ndjekësit e lexojnë si një hap më serioz se lëvizjet e mëparshme. Në të njëjtën kohë, Elhaida ka fshirë të gjitha fotografitë ku shfaqej me të, përfshirë edhe kujtimet...
Burimi:
ntv.al