“Të kam shumë xhan”/ Kush e surprizoi Rogertin në shtëpi?

“Të kam shumë xhan”/ Kush e surprizoi Rogertin në shtëpi?

Sfida e mosreagimeve vazhdon edhe sot në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”, ku banorët përballen me situata të paparashikueshme dhe të ftuar të papritur, por që nuk duhet të reagojnë. Sot, në shtëpi ka hyrë kunata e Rogertit, një moment që solli emocione të forta. Sapo e pa, ai nuk mundi të mbante lotët, ndërsa ajo iu afrua dhe i dha një përqafim ngushëllues. “Më ka marrë malli. Mos qaj të lutem. O Rogert, të ka zemër motra. O zoti bomba, a je bomba? Të kam shumë xhan. Të kam parë gjatë gjithë kohës, na ke lënë dhe pa gjumë. Të kam shumë xhan. Të kam parë që më ke përmendur, më ke përshëndetur. Të kam mbështetur dhe dua të të rri pranë gjatë...