“Të duhet një si Efi në këtë lojë”, Luizi vihet në siklet nga pyetja në “BBV 5”

“Të duhet një si Efi në këtë lojë”, Luizi vihet në siklet nga pyetja në “BBV 5”

Tre banorët që u bënë pjesë e shtëpisë së “Big Brother VIP 5” gjatë Prime-t të së shtunës, zhvilluan ditën e djeshme një konferencë me banorët e tjerë, ku iu përgjigjën pyetjeve dhe komenteve të ndryshme lidhur me hyrjen e tyre në lojë. Luizi Ejlli, Alesio dhe Marko u përballën me kureshtjen e banorëve, por një nga momentet më të komentueshme ishte pyetja drejtuar Luizit, e cila riktheu vëmendjen te edicioni i dytë i spektaklit, ku ai doli fitues. Juela e pyeti këngëtarin nëse, në këtë sezon të ri, do t’i nevojitej sërish një aleate e fortë, ashtu siç kishte qenë dikur Efi. Diskutimi u zgjerua edhe më tej, duke përfshirë mungesën e Kiarës në këtë edicion dhe duke ngritur dilema mbi nevojën e Luizit...