Tayna përfshiu refrenin e këngës ikonike “Vajzat e fshatit tim”, Alida Hisku zbulon për Vizion Plus sa është paguar

Tayna përfshiu refrenin e këngës ikonike “Vajzat e fshatit tim”, Alida Hisku zbulon për Vizion Plus sa është paguar

Në një kohë kur debati për të drejtat e autorit shpesh mbetet në hije dhe artistët e rinj kritikohen për përdorim pa leje të materialeve ekzistuese, këngëtarja e njohur Tayna ka dhënë një shembull të rrallë respekti dhe profesionalizmi. Kënga e saj më e re, “Thana”, përfshin refrenin ikonik të këngës “Vajzat e fshatit tim” të Alida Hiskut, një perlë e muzikës shqiptare që prej dekadash zë një vend të veçantë në kujtesën e publikut. Ndryshe nga rastet kur elementë të tillë ripërdoren pa autorizim, këtë herë gjithçka është realizuar me dakordësi të plotë. Vetë Alida Hisku, legjenda e muzikës shqiptare, ka treguar në emisionin “Mes’dritë” në Vizion Plus, me Alma Çelajn dhe Syrjan Rahovën, se si lindi ky bashkëpunim i veçantë. Ajo theksoi se...