Tayna i del në mbrojtje Gjestit: Kur djersa jote nuk respektohet, dhimbja bëhet revolt
Vendimi i Gjykatës Themelore për të caktuar 30 ditë paraburgim këngëtarit Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti, ka shkaktuar reagime të shumta në estradën shqiptare. Ndërsa institucionet e drejtësisë vazhdojnë procedurat ligjore, komuniteti i artistëve ka nisur të shprehë hapur mbështetjen për kolegun e tyre. Një nga reagimet më të dukshme ka ardhur nga reperja Tayna, e cila ka zgjedhur të shprehë mendimin e saj përmes një postimi në Instagram. Ajo ka ndarë një fotografi ku dyshja shihen duke u përqafuar në skenë, duke i dhënë mesazhit një ton shumë personal dhe emocional. Tayna theksoi se shpesh veprimet apo “gabimet” e artistëve gjykohen ashpër nga jashtë, por pak njerëz kuptojnë presionin dhe padrejtësitë profesionale që mund t’i çojnë ata drejt një reagimi të tillë. “Shumë...
Burimi:
ntv.al