Takimi i DJ Gimbos me Egli Takon! Çfarë u tha mes tyre?

Takimi i DJ Gimbos me Egli Takon! Çfarë u tha mes tyre?

Mbrëmja e djeshme në Big Brother VIP Albania solli emocione dhe surpriza, ndërsa në studio u rikthye ish-banorja Egli Tako. Ajo ishte pjesë e jurisë së spektaklit “Miss & Mister Big Brother”, duke dhënë vlerësimet e saj për konkurrentët. Por përtej rolit të saj në juri, një moment i veçantë tërhoqi menjëherë vëmendjen e publikut dhe rrjeteve sociale. Gjatë mbrëmjes, Egli u përball me DJ Gimbon, mikun e ngushtë të Gjestit. Përshëndetja mes tyre ishte e ngrohtë dhe plot familiaritet, gjë që nuk kaloi pa u vënë re. “Ça po bën, si të kam zemër?”, – iu drejtua Gimbo me tone miqësore. Egli iu përgjigj me buzëqeshje: “Mirë, juve si jeni?”. Takimi u mbyll me fjalët e tij: “Më vjen mirë që të pashë”. Një...