Takimi historik i dy “Sandokanëve” në Sanremo, Kabir Bedi përgëzon Can Yaman: Je një pasardhës i denjë

Takimi historik i dy “Sandokanëve” në Sanremo, Kabir Bedi përgëzon Can Yaman: Je një pasardhës i denjë

Në Festivalin e Sanremos 2026, u realizua një takim historik mes dy “Sandokanëve”: aktorit të paharrueshëm Kabir Bedi, i njohur nga seriali televiziv i vitit 1976, dhe Can Yaman, i cili interpreton të njëjtin personazh në remake-in e ri të transmetuar në Rai1, dhe për publikun shqiptar në televizionin Vizion Plus. Ky moment bashkoi tre breza dhe 50 vjet histori të serialit. 80-vjeçari Bedi iu drejtua publikut italian duke falenderuar për dashurinë dhe respektin që i është dhënë gjatë pesëdhjetë viteve: “Faleminderit për dashurinë tuaj, për respektin që më keni dhënë në këto 50 vjet.” Can Yaman e përshëndeti me një gjest tradicional turk, duke puthur duart e tij dhe më pas duke i prekur me ballë, duke shpjeguar: “Kështu bëjnë të rinjtë në Turqi...