Surprizon Rogerti: Synon bashkëpunim me West Side Family

Surprizon Rogerti: Synon bashkëpunim me West Side Family

Pas një pauze, formati i dashur për publikun “Big Brother VIP Radio” është rikthyer sërish në valët e Top Albania Radio, duke sjellë më pranë dëgjuesve emocionet, dinamika dhe rrëfimet e banorëve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Këtë herë, produksioni kishte menduar një risi interesante: ngritjen e një studioje radiofonike brenda vetë shtëpisë së “Big Brother VIP”, ku banorët patën mundësinë të zhvillonin intervista të drejtpërdrejta, duke iu përgjigjur pyetjeve mbi eksperiencën e tyre, marrëdhëniet me njëri-tjetrin dhe sfidat që po përjetojnë gjatë qëndrimit në lojë. Një nga panelet më të komentuara ishte ai i moderuar nga Miri dhe Seli, të cilët intervistuan banorin Rogert. Gjatë bisedës, ai u shfaq i hapur dhe emocional, duke ndarë me publikun jo vetëm synimet e tij...