Sulmoi një shofer taksie, arrestohet aktori i njohur

Sulmoi një shofer taksie, arrestohet aktori i njohur

Aktori i njohur kanadez Kiefer Sutherland, ylli i serialit televiziv “24 orë”, është arrestuar nga policia në Los Anxhelos pasi dyshohet se ka sulmuar dhe kërcënuar një shofer taksie private. Sipas Departamentit të Policisë së Los Angelesit (LAPD), incidenti ka ndodhur rreth orës 00:15 të natës mes të dielës dhe të hënës, në kryqëzimin e Sunset Boulevard me Fairfax Avenue, në zonën e Hollivudit. Oficerët iu përgjigjën një telefonate për një sulm që përfshinte një shofer shërbimi transporti. Policia bëri të ditur se Sutherland hyri në automjet, sulmoi fizikisht shoferin dhe bëri kërcënime kriminale ndaj tij. Mediat raportojnë se drejtuesi i taksisë nuk ka pësuar lëndime. Aktori 59-vjeçar, u lirua disa orë më vonë pasi pagoi një garanci prej 50 mijë dollarësh dhe pritet të...