Sulmi në rrugë, ndalohet personi që goditi Alaudin Hamitin
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ndaluar për 48 orë një person me inicialet L.B., i cili dyshohet se ka kryer veprën penale të “Kanosjes”, të paraparë me nenin 181 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Sipas njoftimit zyrtar, i dyshuari ka kërcënuar gazetarin dhe moderatorin e njohur të “Big Brother VIP Kosova”, Alaudin Hamiti, për shkak të ushtrimit të profesionit të tij. Ky veprim konsiderohet cenim i drejtpërdrejtë i lirisë së shprehjes dhe i sigurisë së gazetarëve në vend. Prokurori i shtetit ka ndërmarrë menjëherë veprimet e nevojshme hetimore për të siguruar praninë e të dyshuarit në procedurë, ndërsa brenda afatit ligjor pritet të parashtrohet kërkesa për caktimin e një mase sigurie ndaj tij. Autoritetet nuk kanë bërë ende publike detaje të mëtejshme mbi...
Burimi:
argjiroja.net