Stine largohet përfundimisht nga Big Brother VIP Albania 5

Stine largohet përfundimisht nga Big Brother VIP Albania 5

Këngëtari i njohur Stine ka vendosur të lërë përfundimisht shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5. Vendimi i tij u bë publik në nisje të spektaklit të kësaj të shtune, ku ai u shpreh qartë se nuk sheh më asnjë arsye për të vijuar rrugëtimin në lojë. “E kam thënë disa herë arsyen. Mendoj se nuk kam më arsye që të rri këtu. Atë arsye që kisha kur hyra nuk e kam më. Arsyeja ka qenë që thjesht të luaj, tani më ka ik dëshira e lojës. Jam në vendin e gabuar, kështu që vendosa të dal. U mundova të ambientohem, por është e pamundur. Është e gjitha me veten time, s’ka lidhje me askënd”-tha Stine. Deklarata e tij ngjalli reagime edhe nga opinionistët në...