Stelina e kishte parë videon e Keijsit dhe Inës?! Françeska Murati e nxjerr zbuluar

Stelina e kishte parë videon e Keijsit dhe Inës?! Françeska Murati e nxjerr zbuluar

Një zhvillim i papritur pas Prime-t të fundit të “Big Brother VIP” ka ngritur pikëpyetje të forta mbi sinqeritetin e Stelinës, duke trazuar jo vetëm shtëpinë, por edhe opinionin publik jashtë saj. Gjatë spektaklit, Stelina u përball me një nga momentet më vendimtare të lojës, teksa hapi “Kutinë e Pandorës”, e cila përmbante një të mirë dhe një të keqe. Ana pozitive ishte shfaqja e një videoje komprometuese ku Keijsi shihej duke u puthur me Inën, një klip që supozohej t’i jepte asaj qartësi mbi situatën sentimentale. Ndërsa ana negative ishte përballja e drejtpërdrejtë në lojë me Inën. Pas shfaqjes së videos, Stelina deklaroi para publikut se e kishte pasur një parandjenjë për atë që po ndodhte, por theksoi se deri në atë moment “nuk...