“Stafi i klinikës më ndaloi…”/ Reagimi i Eliona Pitarkës pas akuzave të mjekut për dezinformim te dietave të fëmijëve: Jam e shokuar
Eliona Pitarka ka reaguar publikisht pas deklaratës së mjekut ku ajo viziton vajzat, i cili u shpreh se nuk ka autorizuar përdorimin e emrit të tij për promovime dietash për fëmijë dhe paralajmëroi për kujdes ndaj dezinformimit. Përmes një sërë postimesh në InstaStory, Eliona thekson se është e tronditur nga mënyra se si po trajtohet situata publikisht, sidomos kur bëhet fjalë për një klinikë që, sipas saj, prej vitesh ndjek shëndetin e fëmijëve të saj. Ajo sqaron se me mjekun në fjalë, Dr. Edin, ka pasur dhe vazhdon të ketë një marrëdhënie shumë të mirë profesionale dhe njerëzore, duke e vlerësuar gjithmonë figurën e tij si profesionist. Sipas saj, informacionet që ka ndarë ndër vite kanë qenë vetëm të përgjithshme dhe me qëllim ndihmën e...
Burimi:
argjiroja.net