Shkëlqimi dhe rënia e Dolçe në BBVIP Kosova
Dolce, banorja që në natën e parë të Big Brother VIP Kosova u prezantua si një “Marilyn Monroe” moderne falë flokëve biond platin dhe bukurisë që rrezatonte, u shndërrua menjëherë në kryefjalën e këtij edicioni. Prezenca e saj skenike, eleganca dhe vetëbesimi e vendosën shpejt në qendër të vëmendjes së publikut.Popullariteti i Dolce-s njohu rritje të ndjeshme edhe kur ajo nisi një romancë me Edin, duke krijuar një çift që jashtë shtëpisë u simpatizua gjerësisht. Dyshja u perceptua si një histori e pastër dhe e sinqertë, duke forcuar më tej pozitat e saj në lojë.Shkëlqimi i saj shkoi edhe më larg kur u zhvendos për disa ditë në Grande Fratello, në një eksperiencë unike që rezultoi tejet e suksesshme. Brenda një kohe shumë të shkurtër,...
Burimi:
ntv.al