Shkelje rregullash në BBV5, jepet avantazh për Brikenën, penalizim për të tjerët

Shkelje rregullash në BBV5, jepet avantazh për Brikenën, penalizim për të tjerët

Mbrëmjen e djeshme, Vëllai i Madh mori një vendim të fortë ndaj banorëve të “Big Brother VIP 5”, pas shkeljeve të vazhdueshme të rregullores. Fillimisht, Kristi, Flori dhe Brikena u ndëshkuan duke u vendosur në një “burg” të improvizuar brenda shtëpisë, si pasojë e thyerjes së rregullave. Ndërkohë, pjesa tjetër e banorëve u caktuan në rolin e “gardianëve”, të cilët do të kujdeseshin për zbatimin e rregullores dhe kishin detyra të përcaktuara qartë. Megjithatë, gjatë orëve në vijim, as të “burgosurit” dhe as “gardianët” nuk i respektuan rregullat e vendosura nga produksioni. Sjelljet jashtë kornizës së lejuar dhe moszbatimi i detyrave bënë që Vëllai i Madh të ndërhynte sërish me një vendim të ri. Pas vëzhgimit të situatës, u bë e ditur se vetëm Brikena...