Shakira e emocionuar për nominimin në Rock & Roll Hall of Fame: Po realizohen ëndrrat e mia

Shakira e emocionuar për nominimin në Rock & Roll Hall of Fame: Po realizohen ëndrrat e mia

Këngëtarja kolumbiane Shakira ka reaguar me entuziazëm pas nominimit të saj të parë për në Rock & Roll Hall of Fame, duke e cilësuar këtë moment si një arritje të jashtëzakonshme në karrierën e saj artistike. Në një intervistë për Associated Press, fituesja e çmimeve Grammy Awards u shpreh se ndihet shumë e emocionuar dhe se nominimi i duket disi surreal. “Është e pabesueshme të jem e nominuar për Rock & Roll Hall of Fame. Ndihem shumë e lumtur dhe e nderuar”, tha ajo. Artistja theksoi gjithashtu se gjatë karrierës së saj ka eksperimentuar me zhanre të ndryshme muzikore, por rrënjët e saj janë në muzikën rock. Sipas saj, disa nga albumet e saj janë të ndikuara fort nga ky stil, përfshirë Las Mujeres Ya...