Burimi:
vizionplus.tv
Foto © vizionplus.tv
“Sandokan” në datën 3 janar, ora 21:00 në Vizion Plus! Rikthimi i një miti
Seriali i shumëpritur “Sandokan”, me protagonist Can Yaman, do të transmetohet në Vizion Plus më 3 Janar. Drejtori i Programacionit në Vizion Plus, Fatos Risto, i ftuar në emisionin Mes’Drite, zbuloi detaje ekskluzive për nisjen e transmetimit në Shqipëri. “Për herë të parë po e komunikojmë këtu: episodi i parë do të transmetohet në një mbrëmje speciale, si episod i dyfishtë, më 3 janar, të shtunën, në orën 21:00,” – u shpreh Risto. Ai theksoi se “Sandokan” është një prodhim që ofron jo vetëm histori, por edhe një përvojë vizuale unike. “Ky është një nga prodhimet e risjella që të fton të reflektosh dhe të udhëtosh përmes pamjeve nga Tajlanda, Malajzia dhe Kalabria, si edhe përmes materialeve ekskluzive nga prapaskenat,” – tha ai. Sipas Ristos,...