Rogerti i tha se e ka mallkuar zoti/ Familjaret e Stenaldos thirrje të hapur produksionit
Debati i zhvilluar së fundmi në shtëpinë e “Big Brother VIP” ka shkaktuar reagime të forta jashtë saj, pas një deklarate të rëndë të bërë nga Rogerti ndaj Stenaldos. Gjatë përplasjes verbale, Rogerti u shpreh se Stenaldo “e ka mallkuar Zoti” për shkak të aftësisë së tij të kufizuar në shikim, një deklaratë që ka ngjallur indinjatë të menjëhershme. Familjarët e Stenaldos, të cilët menaxhojnë edhe llogarinë e tij zyrtare në Instagram, kanë reaguar publikisht duke dënuar ashpër gjuhën e përdorur. Në një postim të shpërndarë në rrjetet sociale, ku shfaqet edhe videoja e momentit të ofendimit, ata e cilësojnë deklaratën si thellësisht çnjerëzore dhe të papranueshme. Sipas familjarëve, përdorimi i Zotit për të justifikuar fjalë urrejtjeje ndaj një personi me aftësi të kufizuara përbën mungesë...
Burimi:
ntv.al