Robert Ndrenika feston 84-vjetorin e lindjes, mjeshtri i pavdekshëm i skenës shqiptare

Robert Ndrenika feston 84-vjetorin e lindjes, mjeshtri i pavdekshëm i skenës shqiptare

Sot feston 84-vjetorin e lindjes një nga figurat më të ndritura të artit shqiptar, “Artisti i Popullit” dhe “Nderi i Kombit”, Robert Ndrenika. Me një portret të dashur, zë të veçantë dhe aftësinë për t’u shkrirë plotësisht në çdo rol, Ndrenika mbetet një nga mjeshtrit më të mëdhenj të fjalës dhe interpretimit në historinë e teatrit dhe kinematografisë shqiptare. Karriera e tij shumëdimensionale pasqyron një botë të pasur shpirtërore dhe artistike. Qoftë në role dramatike apo komike, Ndrenika ka ditur të krijojë karaktere të paharrueshme, duke e kthyer çdo interpretim në një përvojë të veçantë për publikun. Jo vetëm rolet, por edhe filmat ku ai ka luajtur janë shndërruar në pjesë të pandashme të memories kulturore shqiptare. Robert Ndrenika lindi në Tiranë më 10 janar...