Robert Aramayo fiton BAFTA 2026 për Aktorin më të Mirë, lë pas DiCaprion dhe Chalamet
Mbrëmja e çmimeve BAFTA, e zhvilluar në ambientet madhështore të Royal Festival Hall në Londër, solli emocione të forta, surpriza dhe zhgënjime për disa nga emrat më të mëdhenj të kinemasë botërore. Mes tyre, në qendër të vëmendjes ishte sërish Leonardo DiCaprio, i cili u pa i rezervuar, por mirënjohës, pavarësisht se humbi edhe këtë herë çmimin për Aktorin më të Mirë. Aktori 51-vjeçar mban rekordin si më i nominuari në historinë e BAFTA-s, me shtatë nominime, por vetëm një fitore, në vitin 2016 për filmin The Revenant. Edhe këtë vit pritshmëritë ishin të larta, veçanërisht pasi filmi i tij më i ri, One Battle After Another, u shpall një nga fituesit më të mëdhenj të mbrëmjes, duke rrëmbyer gjashtë çmime nga 14 nominime gjithsej....
Burimi:
argjiroja.net