Rikthimi i Luizit në “BBVA”, reagojnë Ledioni dhe Sara!

Rikthimi i Luizit në “BBVA”, reagojnë Ledioni dhe Sara!

Hyrja e Luiz Ejllit në “Big Brother VIP Albania 5” është tashmë zyrtare dhe e pakthyeshme. Konfirmimi final ka ardhur nga dy figurat kryesore të formatit, moderatori Ledion Liço dhe producentja Sara Hoxha, duke i dhënë fund çdo aludimi dhe pritjeje nga publiku. Gjithçka nisi me publikimin e një videoje ku Luizi shfaqej në dhomën e rrëfimit, një moment që mjaftoi për të ndezur rrjetin. Ledion Liço e shpërndau menjëherë këtë video në profilin e tij zyrtar në Instagram, në formë bashkëpunimi me Top Channel. Postimi u shfaq direkt në “feed”-in e moderatorit, duke vulosur zyrtarisht rikthimin e fituesit të “BBV2” në shtëpinë më të famshme në vend. Ndërkohë, producentja Sara Hoxha ishte ajo që zbuloi edhe detajin më të rëndësishëm: kohën. Përmes një Instastory,...