Burimi:
argjiroja.net
Foto © argjiroja.net
Rikthim jashtë kornizave: Romeo Veshaj gati për një projekt ndryshe
Pas videos enigmatike të publikuar pak ditë më parë, ku vendoste “X” mbi opsionet tradicionale si televizioni, muzika dhe aktrimi, janë zbuluar detaje të reja mbi rikthimin e Romeo Veshajt. Burime pranë emisionit “UëTëFë Show” bëjnë me dije se aktori dhe moderatori ka marrë një vendim të rëndësishëm për të ardhmen e tij profesionale, duke zgjedhur t’i përkushtohet plotësisht botës dixhitale. Sipas informacioneve, Romeo ka vendosur të ndërtojë një platformë në YouTube, e konceptuar si një “mini-media” personale, ku do të ketë kontroll të plotë mbi përmbajtjen dhe formatet që do të zhvillojë. Në qendër të këtij projekti të ri do të jetë një emision mëngjesi, i cili pritet të drejtohet personalisht prej tij. Formati do të jetë i frymëzuar nga stili radiofonik, me biseda...