Rey Manaj rikthehet në Turqi: Sulmuesi shqiptar firmos kontratën me Sivasspor

Rey Manaj rikthehet në Turqi: Sulmuesi shqiptar firmos kontratën me Sivasspor

Rey Manaj është rikthyer zyrtarisht te Sivasspor, duke nisur kështu fazën e dytë të aventurës së tij në klubin turk. Sulmuesi shqiptar u prit me entuziazëm të madh nga tifozët e skuadrës, të cilët e mirëpritën si një hero, ndërsa dje firmosi kontratën për 3 vjet e gjysmë në një ceremoni solemne të zhvilluar në zyrën e Guvernatorit Lüfullah Bilginal. Në ceremoninë e nënshkrimit morën pjesë presidenti i klubit, Burak Özçoban, dhe anëtarë të Këshillit Administrativ të Sivasspor, duke treguar rëndësinë që skuadra i jep rikthimit të sulmuesit. Para firmosjes, Manaj kreu me sukses vizitat mjekësore, duke konfirmuar se është në formë dhe gati për sfidat që e presin. Ky rikthim shënon etapën e dytë të karrierës së Manajt te Sivasspor. Në eksperiencën e tij...