Reklamë apo shkelje? Sydney Sweeney në qendër të polemikave
Aktorja e njohur hollywoodiane, Sydney Sweeney, mund të përballet me probleme ligjore pas një veprimi të fundit që ka shkaktuar polemika në rrjet. Sweeney publikoi në rrjetet sociale një video ku shihet duke u ngjitur në tabelën ikonike të Hollywood-it, ndërsa mban veshur reçipeta nga linja e saj e re e të brendshmeve, e cila ende nuk ka dalë zyrtarisht në treg. Veprimi u interpretua si një formë marketingu, por autoritetet lokale pretendojnë se ai është kryer pa lejen e nevojshme. Sipas organizatës jofitimprurëse FilmLA, e cila menaxhon lejet për xhirime në zonën e Los Anxhelosit, aktores i ishte dhënë leje vetëm për të filmuar pranë tabelës së famshme, por jo për ta prekur apo për t’u ngjitur fizikisht mbi të. Edhe Dhoma e Tregtisë...
Burimi:
argjiroja.net