Publiku zgjodhi Mateon më të preferuarin, Miri: U zgjodh nga historia me Brikenën

Publiku zgjodhi Mateon më të preferuarin, Miri: U zgjodh nga historia me Brikenën

Zgjedhja e Mateos si banori më i preferuar nga publiku, në ‘prime’-in e së martës ka shkaktuar debate dhe tension mes banorëve në shtëpinë më të ndjekur në vend. Ky televotim ka rikthyer në qendër të vëmendjes diskutimin për motivet e zgjedhjes së banorit dhe ka ndezur polemika brenda shtëpisë. Sipas Mirit, Mateo u zgjodh i preferuar për shkak të historisë që ai kishte me Brikenën, ndërsa Rogerti e ka interpretuar këtë zgjedhje ndryshe, duke thënë se “Mateos i ka hyrë vetja në qejf me një televotim që zgjati 1-2 orë”. Miri shtoi se Mateo kishte hyrë në lojë me qëllimin për t’u afruar me Brikenën, por sipas tij, Brikena nuk e kishte pranuar këtë dhe reagimi i saj kishte qenë kritik ndaj tij. “Ka...