No Image Available

Publikohet traileri i sezonit të tretë të “Euphoria”: çfarë na pret në kapitullin më të errët të serialit hit

Traileri i shumëpritur i sezonit të tretë të serialit hit “Euphoria” u publikua ditën e djeshme, duke ndezur menjëherë rrjetet sociale dhe fansat në mbarë botën. HBO konfirmon se sezoni i ri do të ketë premierën më 12 prill në HBO dhe HBO Max, duke shënuar rikthimin e një prej dramave më të diskutuara të dekadës. Në sezonin e tretë rikthehen emrat kryesorë të kastit: Zendaya, Sydney Sweeney, Hunter Schafer, Jacob Elordi, Eric Dane, Alexa Demie, Maude Apatow, Martha Kelly, Chloe Cherry, Colman Domingo dhe Dominic Fike. Ndërkohë, disa personazhe të njohur mungojnë këtë herë, përfshirë Barbie Ferreira, Storm Reid, Javon Wanna Walton dhe Austin Abrams. Sezoni shënon gjithashtu mungesën e dhimbshme të Angus Cloud, i cili ndërroi jetë në korrik 2023 në moshën 25-vjeçare,...